A mund të ketë zgjidhje diplomatike me bisedimet Zelensky-Putin?

Evropë

A mund të ketë zgjidhje diplomatike me bisedimet Zelensky-Putin?

Nga: G.B Më: 22 mars 2022 Në ora: 11:11
Volodymyr Zelensky dhe Vladimir Putin

Ndërsa Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky i drejtohet edhe një herë homologut të tij rus Vladimir Putin, duke thënë se nevojiten bisedime të drejtpërdrejta për t'i dhënë fund kësaj lufte, është e vështirë të dihet se ku mund të çojë kjo, raporton BBC, përcjell Bota sot.

Ndërsa Zelensky thotë se është i gatshëm të diskutojë me liderin rus integritetin territorial të vendit të tij - duke përfshirë pavarësinë e dy rajoneve separatiste në Ukrainën lindore - një nga zyrtarët e tij po thotë se këto çështje nuk do të komprometohen.

Veç kësaj, Zelensky ka thënë se do të dëshironte që çdo kompromis - mbi sovranitetin dhe sigurinë, siç janë aleancat e mundshme me kombet e tjera - të viheshin në një referendum, duke i lejuar popullit ukrainas të zgjedhë.

Me kalimin e viteve dhe gjatë dekadave, sa më agresive është bërë Rusia ndaj Ukrainës, aq më shumë duket se ka forcuar politikisht ndjenjën e identitetit kombëtar të ukrainasve - dhe aq më shumë ata janë anuar drejt Perëndimit.

A do ta ndryshojë opinionin publik brutaliteti i kësaj lufte, uria për paqe?

Në mënyrë që të ketë një lloj rezultati diplomatik, Zelensky, besoj, mund të jetë duke u mbështetur tek Putini që të përpiqet të minimizojë humbjet e mëtejshme në pushtimin e tij, veçanërisht nëse ai e gjen veten në pozicionin e sjelljes së përforcimeve të ushtarëve më pak të trajnuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat