Zelensky flet me Papa Françeskun, i bën thirrje Vatikanit të ndërmjetësojë

Evropë

Zelensky flet me Papa Françeskun, i bën thirrje Vatikanit të ndërmjetësojë

Më: 22 mars 2022 Në ora: 11:57
Volodymyr Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka folur me Papa Françeskun dhe ka sugjeruar se Vatikani mund të luajë një rol ndërmjetësues në përfundimin e luftës me Rusinë.

Në një postim në Twitter, Zelensky tha se i shpjegoi Papa Françeskut situatën e vështirë humanitare dhe se si korridoret e shpëtimit po bllokoheshin nga trupat ruse.

“Roli ndërmjetësues i Selisë së Shenjtë juridiksionit të Papës për t’i dhënë fund vuajtjes njerëzore do të vlerësohej”, shtoi Zelensky.

Kjo vjen pasi Zelensky tha të hënën se Jerusalemi mund të jetë potencialisht një vend për bisedimet e ardhshme të paqes të nivelit të lartë midis Ukrainës dhe Moskës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat