Mos u bëni vendpushim për vrasësit – i thotë Zelensky Italisë

Evropë

Mos u bëni vendpushim për vrasësit – i thotë Zelensky Italisë

Nga: H.O. Më: 22 mars 2022 Në ora: 14:59
Ilustrim

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky iu drejtua parlamentit italian një ditë më parë.

Ai bëri thirrje që Italia të ngrijë të gjitha asetet e elitës ruse dhe të shpallë një embargo të plotë tregtare, përfshirë naftën.

"Ju e dini shumë mirë se kush urdhëron trupat të shkojnë në luftë dhe kush e propagandon këtë. Pothuajse të gjithë përdorin Italinë si një vend pushimi. Mos u bëni vendpushim për vrasësit," u kërkoi ai deputetëve.

"Ngrijnë të gjitha pronat, llogaritë dhe jahtet e tyre. Ngrijnë të gjitha pasuritë e atyre që kanë ndikim, le ta përdorin për paqen. Mbështetni sanksionet kundër Rusisë, një embargo të plotë tregtare, duke filluar nga nafta."

Ai gjithashtu kërkoi nga Italia që të ndalojë anijet ruse të hyjnë në portet italiane dhe të sanksionojë të gjitha bankat ruse.

"Kjo luftë duhet të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur. Rivendosni paqen. Largoni trupat e armikut nga Ukraina. Kryeni çminimin - dhe rindërtimin. Rindërtimi i Ukrainës pas kësaj lufte. Së bashku me ju, së bashku me Italinë. Së bashku me Evropën. Së bashku - në Bashkimin Evropian”, shtoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat