Qyteti port i rëndësishëm strategjik i Mariupol, në Ukrainën jugore, është bërë qyteti më i bombarduar që nga fillimi i pushtimit, raporton BBC, përcjell Bota sot.
Pavol, i cili arriti të largohej nga Mariupol tre javë më parë, tani është pjesë e një grupi që dërgon furnizime në qytet dhe ndihmon njerëzit të dalin jashtë.
Ai ka thënë për programin Today të BBC Radio 4 se ekipi i tij ndihmoi në evakuimin e 96 njerëzve nga qyteti dje.
Gjatë operacionit ai thotë se një nga automjetet e tyre u shkatërrua kur forcat ruse filluan granatimet - edhe pse për fat nuk kishte pasagjerë në të dhe shoferi arriti të dilte.
Prindërit e Pavolit arritën të arratiseshin nga Mariupoli pak ditë më parë. Ai thotë se mamaja e tij u përfshi në një betejë midis tankeve ruse dhe ukrainase, por arriti të largohej përpara se ato të shkëmbenin zjarr.
Ai thotë se babai i tij nuk kishte karburant, por ishte pranë një stacioni zjarrfikës që ishte nën granatimet. Ai ka arritur të marrë pak benzinë nga një zjarrfikës dhe të shpëtojë. Ata janë të dy tani në Çernobil në Ukrainën veriore.