Zelensky thirrje shteteve aziatike: Bashkohuni për të ndalur cunamin e pushitmit brutal rus në Ukrainë

Evropë

Zelensky thirrje shteteve aziatike: Bashkohuni për të ndalur cunamin e pushitmit brutal rus në Ukrainë

Nga: A.SH Më: 23 mars 2022 Në ora: 12:09
Volodymyr Zelensky

Volodymyr Zelensky ka folur sot para politikanëve japonezë.

Ai ju bëri thirrje që të bashkohen përpjekjet e shteteve aziatike - partnerëve për të stabilizuar situatën që po ndodh aktuaisht në Ukrianë, raportojnë mediet ukrainase, transmeton Bota sot".

“Ju u bëtë shteti i parë në Azi që filloi një presion vërtet të fortë ndaj Rusisë për të rivendosur paqen, e cila mbështeti sanksionet kundër Rusisë.

Dhe ju inkurajoj që të vazhdoni ta bëni këtë. Ju bëj thirrje që të bashkoni përpjekjet e shteteve aziatike - partnerëve tuaj për të stabilizuar situatën. Që Rusia të kërkojë paqen dhe të ndalojë cunamin e pushtimit brutal të Ukrainës.” ka thënë presindeti ukrainas Volodymyr Zelensky.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat