Suedia do t'i sigurojë Ukrainës 5,000 armë shtesë antitank, tha ministri suedez i mbrojtjes për agjencinë e lajmeve TT të vendit, shkruan The Guardian, transmeton Bota sot.
Suedia ka dërguar tashmë 5000 armë antitank, së bashku me materiale të tjera ushtarake në Ukrainë.
Njëri ndër shtetet e para që ka përkrahur Ukrainën me armë është Suedia e cila ka treguar ndjeshmërinë me ngjarjet që po ndodhin në Ukrainë.
Nesër do të mbahet takimi më i rëndësishëm i liderëve botërorë, ku temë e rëndësishme do të jetë edhe situata në Ukrainë.