Vetëm në Kharkiv janë shkatërruar mbi 1 mijë ndërtesa banimi

Evropë

Vetëm në Kharkiv janë shkatërruar mbi 1 mijë ndërtesa banimi

Nga: V.N Më: 23 mars 2022 Në ora: 20:00
Një burrë largohet nga një ndërtesë apartamentesh e dëmtuar pas bombardimeve një ditë më parë në Kharkiv

Rreth 1000 ndërtesa banimi janë shkatërruar në Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, tha të mërkurën kryebashkiaku Ihor Terehov, shkruan CNN, transmeton Bota sot.

Qyteti, i cili konsiderohet si një objektiv kyç për forcat pushtuese të presidentit rus Vladimir Putin dhe ka përjetuar sulme të rënda për javë të tëra, ndodhet vetëm 30 kilometr nga kufiri rus.

Terehov zbuloi shkallën e dëmit të bërë, duke raportuar gjithsej 1,143 ndërtesa të shkatërruara nga zjarri rus, nga të cilat 998 ishin ndërtesa banimi.

Pëveç ndërtesave të banimit, Rusia ka shkatërruar edhe shumë qendra tregtare të cilat kanë qenë investime të reja në ekonominë e Ukrainës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat