Sot shënohet dita e 29-të e luftimeve në Ukrainë.
Gjatë këtyre ditëve, javëve, la pasur shumë sanksione, shumë kërcënime bërthamore dhe shumë luftime, përcjell "Bota sot".
Këtu janë zhvillimet më të fundit:
Zëvendës ambasadori i Rusisë në OKB i thotë Sky Neës se do të përdorë armë bërthamore 'nëse provokohet';
Udhëheqësit e NATO-s, G7 dhe BE-së do të takohen më vonë sot, si përpjekje ndërkombëtare për t'u marrë me krizën;
Ministria e Mbrojtjes thotë se forcat ruse po mblidhen me mercenarë dhe rekrut të huaj pas humbjeve të rënda;
Kreu i NATO-s ka thënë se udhëheqësit do t'i dërgojnë më shumë ndihmë Ukrainës, duke përfshirë pajisje për t’u mbrojtur kundër kërcënimeve kimike dhe biologjike;
Një politikan kyç rus është larguar nga qeveria dhe thuhet se është larguar nga vendi për shkak të kundërshtimit të tij ndaj konfliktit;
Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, thotë se 264 civilë janë vrarë në kryeqytet që nga fillimi i pushtimit;