Ukraina po lufton në kushte të pabarabarta, thotë Zelensky

Evropë

Ukraina po lufton në kushte të pabarabarta, thotë Zelensky

Nga: A.SH Më: 24 mars 2022 Në ora: 12:40
Volodymyr Zelensky

Zelensky thotë se ai ka kërkuar mbështetje ajrore "për të ndihmuar në mbrojtjen e qiellit tonë" që nga fillimi pasi Ukraina nuk ka mbrojtje të fuqishme kundërajrore, shkruan BBC, transmeton "Bota sot".

Ai tha se Rusia po përdor armë të shkatërrimit në masë dhe se pasojat ishin të qarta.

"Ne jemi në kushte të pabarabarta për më shumë se një muaj," tha ai, duke bërë thirrje për mbështetje ushtarake pa kufizime për të shpëtuar popullin dhe qytetet e Ukrainës.

Ai thotë se Rusia po përdor të gjithë arsenalin e saj pa kufi - duke synuar qytetet e banuara, spitalet dhe urat.

Deri më tani Ukraina nuk ka marrë asnjë avion të vetëm, thotë presidenti. Ai gjithashtu thotë se ka bërë thirrje për tanke - "na jepni, na shisni" - por ende nuk ka marrë një përgjigje të qartë për këto nga anëtarët e NATO-s.

"Ukraina nuk dëshiron të bëjë luftëra për vite e vite," thotë ai. “Ne thjesht duam të mbijetojmë, të shpëtojmë njerëzit tanë.

Por ai thotë se nuk po fajëson NATO-n. Nuk janë raketat e tyre që shkatërrojnë qytete, shton ai. Aleanca ende mund të ndihmojë në shmangien e vdekjeve të mëtejshme duke i ofruar Ukrainës më shumë municione, thotë Zelensky.

Është çështje jete a vdekjeje, thotë ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat