Biden nga Evropa: Putin e ka mbështetur ndarjen e NATO-s

Evropë

Biden nga Evropa: Putin e ka mbështetur ndarjen e NATO-s

Nga: V.N Më: 24 mars 2022 Në ora: 18:53
Joe Biden

Biden thotë se SHBA është e vendosur të mbështesë përpjekjet e saj me aleatët e saj në Ukrainë. Ai tha se SHBA po shpallte sanksione të reja ndaj 400 individëve dhe subjekteve ruse, duke përfshirë 300 anëtarë të Dumës - parlamentit të Rusisë - si dhe oligarkëve dhe kompanive që "ushqejnë makinën ruse të luftës", shkruan BBC, transmeton Bota sot.

Ai thotë se Putini ka llogaritur keq në vendimin e tij për të pushtuar Ukrainën.

"Putini po angazhohej për ndarjen e NATO-s. Nga bisedat e mia me të ishte e qartë se ai nuk mendonte se mund ta mbante këtë kohezion

Putin po merr pikërisht të kundërtën e asaj që ai mendonte se do të merrte kur shkoi në Ukrainë.

NATO nuk ka qenë kurrë më e bashkuar se sa është sot”, tha në konferenc Biden.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat