Johnson: Ukraina nuk është vetëm

Evropë

Johnson: Ukraina nuk është vetëm

Më: 24 mars 2022 Në ora: 18:53
Kryeministri britanik, Boris Johnson. Fotografi nga arkivi.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, tha se shteti i tij duhet ta mbështesë Ukrainën në luftën kundër Rusisë.

“Ky është vetëm fillimi”, tha ai pas takimit të liderëve të NATO-s.

Mbretëria e Bashkuar ka sanksionuar mbi 1,000 individë rusë dhe entitete dhe sipas Johson, këto janë sanksionet më të ashpra të Mbretërisë së Bashkuar.

Mesazhi për Putinin është: Ukraina nuk është vetëm. Ne qëndrojmë me banorët e Kievit, Mariupolit, Lvivit dhe Donjeckut”, tha ai.

Ai tha se presidenti rus, Vladimir Putin, duhet të dështojë në përpjekjet e tij për ta pushtuar Ukrainën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat