Biden e përfundon konferencën e tij për shtyp me një thirrje për vendet perëndimore që të mbajnë një front të bashkuar ndaj Rusisë, shkruan BBC, transmeton Bota sot.
I pyetur nëse sanksionet do ta pengonin Putinin, ai thotë se gjëja më e rëndësishme është që ato të mbahen.
"Ruajtja e sanksioneve - duke rritur dhimbjen - për të qenë i sigurt se pas një muaji do të mbajmë atë që po bëjmë. Kjo është ajo që do ta ndalojë atë," tha Biden.
“Gjëja e vetme më e rëndësishme është që ne të qëndrojmë të bashkuar dhe që bota të fokusohet në atë brutal që është ai. Nëse je Putin dhe mendon se Evropa do të plasaritet brenda një muaji - ata mund të marrin gjithçka për një muaj - ne duhet të qëndrojmë plotësisht, tërësisht të bashkuar", përfundon deklaratën Biden.