Vazhdon propaganda ruse: NATO dëshiron që lufta të vazhdojë

Evropë

Vazhdon propaganda ruse: NATO dëshiron që lufta të vazhdojë

Nga: V.N Më: 24 mars 2022 Në ora: 19:53
Simboli i NATO-s

Ministria e Jashtme e Rusisë ka reaguar ndaj samitit të sotëm të NATO-s.

Ata shprehen se vendimi për të vazhduar mbështetjen për Kievin tregon se aleanca perëndimore dëshiron që konflikti të vazhdojë, në një deklaratë të raportuar nga agjencia ruse e lajmeve Ria, ka shkruar BBC, transmeton Bota sot.

"Perëndimi po korrte një korrje të tmerrshme nga vendimi i tij për të armatosur Ukrainën, i cili kishte inkurajuar qeverinë ukrainase të përdorte forcën kundër enklavave separatiste të mbështetura nga Rusia në Ukrainën lindore", tha ministria e jashme ruse.

Rusia ka thënë më parë se njerëzit në enklavat separatiste po përballeshin me "gjenocid".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat