Me raportet se ofensiva e Rusisë ka ngecur kryesisht, Ukraina thotë se forcat e saj tani po kalojnë në ofensivë nëpër pjesë të vendit, shkruan BBC, transmeton Bota sot.
Taras Ishchyk, një pjesëtar i forcave të mbrojtjes territoriale të ushtrisë ukrainase, ndodhet në qytetin e Lviv. Ai i thotë BBC-së se forcat e armatosura mund të mposhtin rusët sepse ukrainasit besojnë në atë për të cilën po luftojnë.
"Të gjithë ushtarët tanë janë plot tërbim tani sepse rusët nuk kanë ndonjë rregull moral," thotë ai. “Ata vrasin... civilë, fëmijë, pleq”.
Ai i cilëson veprimet e Rusisë në këtë pushtim si “të neveritshme”.
“Ne jemi shumë të motivuar që ta përfundojmë këtë luftë dhe ta fitojmë këtë luftë”, thotë ish-menaxherja e marketingut. "Ne të gjithë e dimë për atë që luftojmë, dhe ata nuk e dinë, kështu që është një ndryshim i madh".