"Zbutet" presidenti Macron: Nuk mund të dërgojmë trupa në Ukrainë - po punojmë për ndaljen e luftës

Evropë

"Zbutet" presidenti Macron: Nuk mund të dërgojmë trupa në Ukrainë - po punojmë për ndaljen e luftës

Nga: V.N Më: 24 mars 2022 Në ora: 22:32
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron

Emmanuel Macron tha se Franca po shton përpjekjet e saj për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të luftës në Ukrainë. Presidenti francez përsëri përjashtoi mundësinë e dërgimit të trupave në vend, shkruan The Guardian, transmeton Bota sot.

“Ne kemi vendosur të shtojmë punën për të parandaluar përshkallëzimin dhe të organizohemi në rast se ndodhë”, tha Macron.

Macron tha gjithashtu se Franca "do të vazhdojë të qëndrojë në krah të popullit ukrainas me mbështetje ushtarake, ekonomike dhe humanitare" dhe përshëndeti "sanksione të paprecedentë".

“Rusia ka marrë një përgjegjësi historike duke filluar këtë luftë. Strategjia jonë është të bëjmë gjithçka për të ndaluar çdo përshkallëzim dhe për të ndalur sa më shpejt që të jetë e mundur këtë konflikt përmes mbështetjes sonë për Ukrainën, sanksioneve tona dhe diskutimeve që vazhdojnë midis disa prej nesh dhe Presidentit Putin për të gjetur mënyrat dhe mjetet për një zgjidhje të negociuar. .”, tha Macron.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat