Autoritetet ukrainase thonë se në 24 orët e fundit kanë kontrolluar zjarre dhe shpërthime të shumta nga granatimet ruse, raporton BBC, përcjell Bota sot.
Të enjten, shërbimi i emergjencës shtetërore shoi 13 zjarre në Kiev dhe gjashtë në Kharkiv të shkaktuara nga sulmet ruse, tha ministria e Punëve të Brendshme.
Punonjësit e urgjencës në Kharkiv gjithashtu kanë pastruar rrënojat nga ndërtesat e shkatërruara dhe kanë luftuar 25 zjarre me bar dhe flakë të tjera në zona të hapura.

Punëtorët vendas arritën gjithashtu të frenonin një zjarr në një depo nafte në Kalynivka, një qytet i vogël në jug të Kievit.
Në Luhansk, një nga rajonet e shkëputura lindore, zyrtarët ukrainas thanë se bombardimet ruse kishin goditur më shumë se 30 ndërtesa, duke përfshirë disa blloqe kullash, shtëpi dhe shërbime.
