Këshilli Bashkiak i Mariupolit ka akuzuar trupat e presidentit rus Vladimir Putin për vdekjen e qytetarëve nga uria dhe etja gjatë rrethimit. Në një letër të publikuar në Telegram, këshilli i qytetit kërkon dëshpërimisht ndihmë, shkruan blick.ch transmeton "Bota sot".
Ka “gjithnjë e më shumë vdekje nga uria”, thekson ai. “Gjithnjë e më shumë njerëz janë pa furnizime ushqimore.
Dhe të gjitha përpjekjet për të nisur një operacion humanitar në shkallë të gjerë për të shpëtuar njerëzit e Mariupolit janë të bllokuara nga pala ruse.
"Pushtuesit nuk do t'i interesonin njerëzit dhe fatet e tyre".
Mariupol është rrethuar nga trupat ruse për javë të tëra dhe shumica e infrastrukturës së qytetit është shkatërruar. Palët ndërluftuese fajësojnë njëra-tjetrën për problemet në evakuimin e popullatës civile.