Katër civilë janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur pasi sulmet ruse goditën një qendër mjekësore në Kharkiv, thotë policia lokale, shkruan BBC, transmeton Bota sot.
Kharkiv është qyteti i dytë më i madh i Ukrainës dhe qëndron pranë kufirit rus në lindje.
“Sot në mëngjes, pas një bombardimi në infrastrukturën civile nga disa raketahedhës, shtatë civilë u plagosën, katër prej tyre vdiqën”, tha policia.
Sulmet kishin shënjestruar një qendër mjekësore në lagjen Osnovyansky të qytetit, thanë ata.
BBC nuk e ka verifikuar në mënyrë të pavarur këtë. Forcat ruse janë përpjekur pa sukses të rrethojnë Kharkivin, me analistët që thonë se u mungon municion.