Ukraina po e rrënon mbrojtjen ushtarake ruse / A është vrarë ministri rus i Mbrojtjes?!

Evropë

Ukraina po e rrënon mbrojtjen ushtarake ruse / A është vrarë ministri rus i Mbrojtjes?!

Nga: Idriz Morina Më: 25 mars 2022 Në ora: 12:44
Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës Oleksi Reznikov me ushtarak dhe ushtarë

Ukraina ka kaluar në fazën e kundërsulmit ndaj forcave ruse, duke regjistruar një varg suksesesh. Kjo bëhet e ditur nga media dhe nga gazetarë të pavarur, dhe ekspert të ndryshëm.

“Pas dy javësh luftime, forcat ukrainase kanë çliruar të gjitha qytetet, fshatrat dhe rrugët në rajonin e Mykolaiv, të mbajtur më parë nga forcat ruse (të shënuara me blu). Ushtria ukrainase nisi kundërsulmin e saj në rajonin e Khersonit këtë mbrëmje", shkruan gazetari Julian Roepcke.

Sergej Sumlenny, ekspert i Evropës Lindore, po ashtu i jep jehonë lajmeve se Ukraina po arrin tashmë suksesin e dytë, pas të parti, që arriti ta bllokojë përparimin e forcave ruse.

“Lajm i mirë nga jugu i Ukrainës. Pasi ushtria ukrainase ka filluar të çlirojë qytete në veri të vendit, duke i shtyrë rusët nga Kievi, Ukraina ka demonstruar gjithashtu zhvillim të mirë në jug", Shkruan Sumleni.

Ndërsa, misioni amerikan në NATO e ka dënuar sërish pushtimin rus të Ukrainës dhe luftën që po e zhvillon ajo, duke premtuar se do t’i ndihmojë ukrainasit që të vetëmbrohen.

“Bota dënon luftën e pakuptimtë të Putinit. SHBA-ja dhe misioni ynë në NATO, aleatët do të vazhdojnë të ofrojnë ndihmë sigurie për të mbështetur të drejtën e Ukrainës për vetëmbrojtje, ndërsa ne vazhdojmë t'i imponojmë kosto Rusisë”, thuhet në reagimin e para pak minutave në tviter të këtij misioni.

Image
Ushtar rus të kapur robër

Përgjegjësia e Putinit për krimet e luftës

Ndërsa, këshilltari për siguri i presidentit të Ukrainës, Zelenski, Mihajlo Podolak, shkroi pak më parë në tviter, se sipas Medvedevit (ish-president i Rusisë), se vendimin për ta sulmuar Ukrainën e mori personalisht diktatori rus Putini. Sipas tij, elita ruse në pushtet po mundohet të distancohet nga Putini, veçanërisht duke pasur parasysh faktin se përgjegjësit për krime lufte do të nxirën para drejtësisë.

“Medvedev deklaroi publikisht se vendimi për të kryer operacionin më të vështirë special (luftën) kundër Ukrainës, përfshirë sulmet ndaj qyteteve paqësore, u mor vetëm nga Presidenti i Rusisë. Elita në pushtet po përpiqet të distancohet, duke kuptuar pasojat ligjore”, ka shkruar Podolak.

A është vrarë ministri rus i Mbrojtjes?!

Ndërkohë, që vazhdojnë spekulimet se ministri rus i Mbrojtjes Shojgu, mund të ketë kryer vetëvrasje.

Pak kohë pasi dje u shfaq një video, ku dukej ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu ka reaguar në mbrëmje vonë, eksperti Martin Hense duke theksuar se nga burime të besueshme ruse, Ministri i Mbrojtjes i ka dhënë fund jetës, i shtyrë nga presioni.

Image
Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu

“Moskë, 032422,09.45 pasdite, burime të mirinformuara në shërbimet ruse të sigurisë thonë se ka prova në rritje se ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu ka kryer vetëvrasje pasi u urdhërua ta bënte këtë nga zyrtarë të lartë”, shkruan ekspertit Martin Henze.

Ministri i fuqishëm i mbrojtjes i Rusisë Shoigu u rishfaq në një pjesë të shkurtër të pak pamjeve në video të transmetuara nga mediat shtetërore ruse të enjten gjatë ditës, pasi për rreth dy javë nuk ishte shfaqur.

Sergei Shoigu, është vlerësuar se është një aleat i ngushtë i diktatorit rus Vladimir Putin, u pa në një ekran të ndarë të zyrtarëve të lartë, derisa Putini po e takonte Këshillin e tij të Sigurisë nga distanca, ndërsa pamjet jepeshin nga agjencia ruse e lajmeve RIA.

Ministri Shiugu, 66-vjeçar nuk ishte parë për të paktën 12 ditë, duke nxitur spekulime për vendndodhjen e tij.

Kësaj ideje i jepte kuptim edhe më shumë, se rusët dhe opinioni patën rastin të shohin Putinin duke poshtëruar kreun e shërbimit të inteligjencës jashtë vendit, Sergei Naryshkin, gjatë një takimi televiziv mbi fatin e territoreve të kontrolluara nga Rusia në Ukrainën lindore.

Që atëherë, gazetarët kanë paraqitur raporte mbi një hetim në drejtorinë e FSB-së përgjegjëse për inteligjencën e huaj, duke përfshirë Ukrainën, dhe për arrestimin e një zyrtari të lartë nga garda kombëtare ruse.

Zjarrvënie në Çernobil dhe plaçkitje

Në ndërkohë, Rusia ka vazhduar të kryejë sulme të rrezikshme, jo vetëm për të shkaktuar dëme të përnjëhershme, por me pasoja afatgjata.

Një zjarr ka goditur sërish termocentralin e mbyllur bërthamor në Çernobil. “Zjarri që filloi për shkak të goditjes ose zjarrvënieves ruse ende shihet, pak lëndë kimike ndoshta helmuese është në ajër dhe rusët plaçkitën laboratorin e Çernobilit që kushton 6 milionë euro. Sekuestrohen sende potencialisht të rrezikshme”, thuhet në një njoftim. Pra, rreziku nga ndonjë avari, me pasoja të rënda rrezatimi, ende nuk ka kaluar.

Në linjë me këto krime, njoftohet se Rusia nga sulmet në teatrin e Mariupolit, ka vrarë rreth 300 qytetarë, të cilët humbën jetën si pasojë e bombardimeve nga avionët rusë më 16 mars. Kjo shifër është raportuar nga autoritetet lokale, duke u bazuar në deklarimet e të mbijetuarve, që ishin brenda teatrit në momentin e sulmit.

Gazetarë të pavarur si Hana Lubikova, raportojnë se bjellorusët po sabotojnë përpjekjet e zyrtarëve shtetëror, që ta ndihmojnë Rusinë në luftë kundër Ukrainës.

“Një tjetër sabotim në hekurudhë në #Bjellorusi. Sonte në seksionin Borisov-Novosada (dega Minsk e Hekurudhave Bjelloruse) u dogjën këto dy kabinete stafetash. Është e mahnitshme se si njerëzit po luftojnë agresionin rus dhe përpiqen të ndalojnë pajisjet ruse të përdorin rrugët tona”, ka shkruar ajo në tviter, duke e shoqëruar me një foto.

Ndërsa, sipas një njoftimi tjetër të dhënë nga ajo, Bjellorusia ka burgosur rreth një mijë veta, kundërshtarë të regjimit të atjeshëm dhe të Putinit. “Ata që i sabotojnë ose shkatërrojnë rrugët dhe hekurudhat po akuzohen për terrorizëm”, shkroi sot ajo.

Image
Tanku rus i shkatërruar, njëri nga 560 tenkat e shkatërruara nga ushtria ukrainase

Humbjet totale të forcave ruse

Humbjet totale luftarake të forcave ruse, sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës nga 24 shkurti deri më 25 mars shënojnë rekorde të reja, me 16.100 rusë të vrarë, 561 tanke të shkatërruara, 24 avionë dhe helikopterë etj.:

Humbje të personalit njerëzor rreth 16.100 njerëz,

tanke ‒ 561,

makineri të blinduara luftarake / APV ‒ 1625,

sisteme artilerie - 291,

RSZV / MLRS - 90,

PPO / Sistemet e luftës anti-ajrore - 49,

avionë / avionë - 115,

helikopterë - 125,

pajisjet / automjetet e makinave - 1089,

anije / varka - 5 prej tyre,

rezervuar me PMM / rezervuar karburanti - 72,

Niveli operativo-taktik UAV - 53.

Pajisje speciale / pajisje speciale - 18.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat