Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës thotë se forcat ruse kanë krijuar me sukses një korridor tokësor nga territori në rajonin e Donetskut të Ukrainës në Krime, raporton Sky News, përcjell Bota sot.
“Armiku ishte pjesërisht i suksesshëm në krijimin e një korridori tokësor midis Republikës Autonome të Krimesë të okupuar përkohësisht dhe një pjese të rajonit të Donetsk”, thuhet në një postim në internet.
Rusia aneksoi Krimenë nga Ukraina në vitin 2014.
Ndrsa lufta në Ukrainë nga Rusia ka hyrë në ditën e 30-të./BS/