Siç raportuam më herët, avioni që mbante presidentin e Polonisë Andrzej Duda për të takuar Joe Biden në Rzeszow, Polonia lindore, u kthye mbrapa në rrugë dhe duhej të bënte një ulje emergjente në Varshavë, raporton BBC, transmeton Bota sot.
Duda tani ka mbërritur në aeroportin e Rzeszow me aeroplanin e tij rezervë, pas një problemi teknik të mëparshëm.
Autokolona e Bidenit ishte larguar tashmë nga aeroporti në mënyrë që ai të mund të takonte anëtarët e ushtrisë amerikane me bazë aty pranë, raporton Dan Johnson i BBC-së.
Por oraret e drejtuesve janë rregulluar në mënyrë që ata të mund të takohen akoma më vonë.