Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka refuzuar thirrjet e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, për armë dhe sanksione më të ashpra kundër Rusisë.
Orban ka argumentuar se diçka e tillë do të ishte “kundër interesave të Hungarisë”.
Orban “refuzoi kërkesat [e Zelenskyt] të bëra në Këshillin Evropian sepse ato janë në kundërshtim me interesat e Hungarisë”, tha zëdhënësi i Qeverisë hungareze, Zoltan Kovacs.
“Hungaria dëshiron që të qëndrojë jashtë kësaj lufte.
Prandaj ne nuk do të lejojmë transferimin e armëve në Ukrainë”, tha ai përmes një deklarate për media.