BE po godet Serbinë – rriten presionet për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë

Evropë

BE po godet Serbinë – rriten presionet për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë

Nga: F. B. Më: 25 mars 2022 Në ora: 17:53
Aleksander Vuçiq dhe Vladimir Putin

Gazeta “Alo” shkruan se ditëve të fundit janë shtuar presionet ndaj kreut në Serbi nga BE për të vendosur sanksionet Rusisë për shkak të invadimit në Ukrainë, transmeton “Bota Sot”.

Disa anëtarë të BE-së kanë rritur presionet ndaj Serbisë duke kërkuar në mënyrë implicite vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

Kreu shtetëror i Serbisë në krye me presidentin Vuçiq shkruan gazeta, disa herë ka përsëritur qëndrimin se nuk do të vendos sanksione ndaj Rusisë, si dënim për shkak të agresionit që Rusia realizon ndaj shtetit ukrainas.

Por, kjo si duket nuk i mjafton bashkësisë ndërkombëtare dhe BE ka shtuar presionet ndaj Serbisë, që të vendosen sanksione ndaj Rusisë, ka raportuar “Blumberg”.

Burime edhe zyrtarë nga BE theksojnë se Serbia është vendi i vetëm evropian krahas Bjellorusisë që nuk ka vendos sanksione ndaj Rusisë lidhur me agresionin e saj në Ukrainë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat