Ukraina tha se 7,331 banorë u evakuuan sot nga qytetet ukrainase përmes korridoreve humanitare.
Kjo shifër paraqet dyfishin e personave që kishin mund të largoheshin një ditë më parë, kur ishin evakuuar 3,343 persona.
Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk, tha përmes një postimi në rrjetet sociale, se 2,800 persona janë larguar nga qyteti i rrethuar i Mariupolit.
Sipas saj, banorët e Mariupolit u evakuuan duke përdorur transport privat.