Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka mbajtur fjalimin e tij të mbrëmjes.
Ai ka pohuar se më shumë se 16,000 trupa ruse janë vrarë që nga fillimi i luftës dhe komandantë të lartë rusë kanë qenë në mesin e viktimave, raporton Sky News, përcjell "Bota sot".
“Forcat e Armatosura vazhdojnë të zmbrapsin sulmet e armikut në jug të vendit, në Donbas, në drejtimin Kharkiv dhe në rajonin e Kievit”, tha ai.
“Duke frenuar veprimet e Rusisë, mbrojtësit tanë po e çojnë udhëheqjen ruse drejt një ideje të thjeshtë dhe logjike: biseda është e nevojshme”.
Ai shtoi se gjithsej 37,606 njerëz janë shpëtuar nga qytetet e bllokuara.
"Në veçanti, 26,477 banorë të Mariupolit u evakuuan nga Mariupol në Zaporizhzhia përmes korridorit humanitar," tha ai.
"Situata në qytet mbetet absolutisht tragjike. Ushtria ruse nuk lejon asnjë ndihmë humanitare në qytet.!"