Dita e 30-të e rezistencës heroike, zhvillimet kryesore që ndodhën sot në Ukrainë

Evropë

Dita e 30-të e rezistencës heroike, zhvillimet kryesore që ndodhën sot në Ukrainë

Më: 25 mars 2022 Në ora: 23:43
Pamje nga lufta në Ukrainë

Ngjarjet kryesore që ndodhën gjatë ditës së sotme:

-Rusia tha se faza e parë e luftës ka përfunduar dhe tani ushtria ruse do të fokusohet në “çlirimin e plotë” të rajonit ukrainas të Donbasit, që gjendet në lindje

-Zyrtarët ukrainas thanë se besojnë se 300 persona kanë vdekur në sulmin ndaj teatrit në Mariupol më 16 mars. Ndërtesa e këtij teatri përdorej si strehimore nga banorët

-Presidenti amerikan, Joe Biden, po qëndron në Poloni. Ai u takua me disa ushtarë amerikanë në një bazë ushtarake jo fort larg kufirit me Ukrainën

-Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se po koordinohet me Greqinë dhe Turqinë për të dërguar ndihmë humanitare në Mariupolin e rrethuar. Ai tha se në 48-72 orët e ardhshme do të bisedojë me presidentin rus, Vladimir Putin, për ta bindur atë që të lejojë që ndihma të dërgohet në këtë qytet të rrethuar ukrainas

-Ukraina tha se bisedimet me Rusinë janë “shumë të vështira”. Kryediplomati ukrainas, Dmytro Kuleba, tha se ende nuk ka kompromis me palën ruse, sa i përket çështjeve kyçe

-Ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha se 1,351 ushtarë janë vrarë gjatë luftës në Ukrainë dhe 3,852 të tjerë janë plagosur. NATO ka vlerësuar më herët gjatë javës se në muajin e parë të luftës, janë vrarë ndërmjet 7,000-15,000 ushtarë rusë. Ndërkaq, Ukraina pretendon se ka vrarë mbi 15,000 ushtarë rusë

-Ukraina raportoi se 7,331 civilë janë evakuuar gjatë së premtes, përfshirë 2,800 persona nga Mariupoli

-Rusia ka sulmuar me raketa një qendër komanduese ushtarake në qytetin Vinitsia, thanë zyrtarët në Kiev

-OKB-ja ka konfirmuar vdekjen e të paktën 1,081 civilëve, por ka paralajmëruar se shifrat reale mund të jenë shumë më të larta

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat