INTERPOL ka vendosur një ekip mbështetës operacional në Moldavi pas rritjes së refugjatëve ukrainas që hyjnë në vend.
Organizata ndërkombëtare e policisë tha se ka marrë tashmë raporte për trafikantët e qenieve njerëzore dhe kontrabandistët që presin në pika të ndryshme të kontrollit kufitar si pre e njerëzve që mbërrinin nga Ukraina, raporton Sky news, përcjell "Bota sot".
Ekipi do të vendoset në kryeqytetin e Moldavisë, Kishinau, dhe në kampe të ndryshme refugjatësh.
Ai do të fokusohet në fusha të tilla si trafikimi i qenieve njerëzore, migrimi dhe menaxhimi i kufijve.