Rusia vret 136 fëmijë që nga pushtimi i Ukrainës

Evropë

Rusia vret 136 fëmijë që nga pushtimi i Ukrainës

Nga: G.B Më: 26 mars 2022 Në ora: 08:09
Fëmijët luajnë përpara një ndërtese të dëmtuar nga luftimet, në portin jugor të rrethuar të Mariupol, Ukrainë, 23 mars 2022. REUTERS/Alexander Ermochenko

Rusia ka vrarë 136 fëmijë në 31 ditët që nga fillimi i pushtimit në Ukrainë, tha të shtunën zyra e prokurorit të përgjithshëm të Ukrainës në një mesazh në aplikacionin Telegram.

Nga totali, 64 fëmijë janë vrarë në rajonin e Kievit, tha zyra, raporton Reuters, përcjell Bota sot.

50 fëmijë të tjerë kanë vdekur në rajonin e Donetsk, tha ai.

Gjithashtu, 199 fëmijë janë plagosur.

Reuters nuk ishte në gjendje të verifikonte menjëherë raportin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat