Rusia duket se po zvogëlon ambiciet e saj në Ukrainë për t'u fokusuar në konsolidimin e kontrollit të zonave lindore - megjithatë Britania e Madhe ka paralajmëruar se për momentin bombardimet e qyteteve ka të ngjarë të vazhdojnë, raporton Sky News, përcjell Bota sot.
Ministria ruse e mbrojtjes pretendoi se tani do të përqendrohej në "çlirimin" e rajonit të Donbasit.
"Objektivat kryesore të fazës së parë të operacionit në përgjithësi janë përmbushur," tha Sergei Rudskoi, kreu i Drejtorisë Kryesore Operacionale të Shtabit të Përgjithshëm Rus.
"Potenciali luftarak i forcave të armatosura të Ukrainës është zvogëluar ndjeshëm, gjë që bën të mundur që të përqendrojmë përpjekjet tona thelbësore në arritjen e qëllimit kryesor - çlirimin e Donbasit."