Mbrëmë, zyrtarët e mbrojtjes amerikane pretenduan se Rusia kishte humbur kontrollin e Khersonit - qyteti i parë i pushtuar nga trupat e Vladimir Putin, raporton Sky News, përcjell Bota sot.
Tani, një zyrtar ukrainas ka thënë se forcat e vendit do të rimarrin qytetin sot.
Markian Lubkivskyi, një këshilltar i ministrit të mbrojtjes, tha për programin Today të BBC Radio 4: "Unë besoj se sot qyteti do të jetë plotësisht nën kontrollin e forcave të armatosura ukrainase".
"Ne kemi përfunduar në dy ditët e fundit operacionin në rajonin e Kievit, kështu që forcat e tjera të armatosura tani janë fokusuar në pjesën jugore duke u përpjekur të çlirojnë Kherson dhe disa qytete të tjera të Ukrainës."