Forcat e Vladimir Putin kanë marrë kontrollin e qytetit të Slavutych, ku jetojnë punëtorët në centralin bërthamor të Çernobilit, tha sot në mëngjes guvernatori i rajonit të Kievit, Oleksandr Pavlyuk, raporton Sky News, përcjell Bota sot.
Pavlyuk shkroi në një postim në internet se trupat ruse kishin pushtuar spitalin në Slavutych dhe kishin rrëmbyer kryebashkiakun.
Raportet ende nuk janë verifikuar.
Dje, Ukraina tha se trupat e saj kishin zmbrapsur sulmin e parë nga trupat ruse që po mbylleshin në qytet.