Pas dy javësh spekulime për zhdukjen e ministrit rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu, ministria e tij ka publikuar një video të tij duke iu drejtuar një takimi të gjeneralëve të lartë, raporton CNN, përcjell 'Bota sot".
Duke lexuar nga një skenar, dhe herë pas here duke i ngatërruar rreshtat e tij, Shoigu foli për furnizimin me armë për trupat në Ukrainë.
Ka pasur spekulime intensive se ai ka probleme shëndetësore ose ka pasur një atak në zemër.
Nuk kishte detaje lidhur me kohën kur u filmuan pamjet.
🇷🇺 Министр обороны Российской Федерации генерал армии Сергей Шойгу провел рабочее совещание по вопросам реализации программы государственного оборонного заказа и выполнения социальных обязательств перед военнослужащими Вооруженных Сил РФ ➡ https://t.co/eTIpv7sUXT pic.twitter.com/8K5xK7PEwZ
— Минобороны России (@mod_russia) March 26, 2022