Biden i bindur: Putin tentoi të krijojë ndarje mes shteteve të NATO-s

Evropë

Biden i bindur: Putin tentoi të krijojë ndarje mes shteteve të NATO-s

Nga: V.N Më: 26 mars 2022 Në ora: 14:50
Joe Biden

Presidenti i SHBA Joe Biden thotë se ai mendon se lideri rus Vladimir Putin është befasuar kur ka zbuluar se ai nuk ka mundur të ndajë aleatët e NATO-s në reagimin e tyre ndaj pushtimit të tij në Ukrainë, shkruan BBC, transmeton Bota sot;

Biden ka folur gjatë një udhëtimi në kryeqytetin polak Varshavë, ku është takuar me ministrat e qeverisë ukrainase, si dhe me presidentin e Polonisë Andrzej Duda.

"Unë jam i sigurt se Vladimir Putin po llogariste në aftësinë për të ndarë NATO-n, për të ndarë krahun lindor nga perëndimi, për të qenë në gjendje të ndante kombet bazuar në historitë e kaluara," tha Biden.

Ai thotë gjithashtu se historia ka treguar rëndësinë që SHBA të mos qëndrojnë mënjanë gjatë konfliktit në Evropë.

“Kështu që unë kam thënë për një kohë të gjatë, si senator që vizitova këtu dhe anëtar i Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë, si zëvendëspresident dhe tani si president, se stabiliteti në Evropë është jashtëzakonisht i rëndësishëm për Shtetet e Bashkuara për sa i përket interesit tonë. - jo vetëm në Evropë, por në mbarë botën”, tha Biden.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat