Zelensky uron ushtarët e Gardës Kombëtare në ditën e tyre: Fitorja na takon neve

Evropë

Zelensky uron ushtarët e Gardës Kombëtare në ditën e tyre: Fitorja na takon neve

Më: 26 mars 2022 Në ora: 15:34
Volodymyr Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymy Zelensky, këtë të shtunë ka takuar pjesëtarët e Gardës Kombëtare të Ukrainës në nder të ditës të kësaj garde.

Ai tha se do të donte të falënderonte çdo ushtar të Gardës Kombëtare për ruajtjen e integritetit të Ukrainës.

“Ne punojmë si një ekip i quajtur Ukrainë. Fitorja na takon neve”, ka shkruar Zelensky.

Kujtojmë se tash e 31 ditë, ushtria ukrainase po përballet me luftime të ashpra pas pushtimit rus.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat