Të paktën pesë persona u plagosën të shtunën në dy sulme në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv, njoftuan autoritetet lokale të këtij qyteti.
“Ndodhën dy sulme me raketa brenda Lvivit”, tha guvernatori rajonal Maksym Kozytsky.
Ai po ashtu konfirmoi se plagosjen e pesë personave, raporton AFP.
Autoritetet ukrainase raportojnë se cak i sulmit ka qenë një rafineri e naftës./REL