22 vjet nga zgjedhja e Putinit si president i Rusisë dhe kapërcimet e tij në poste

Evropë

22 vjet nga zgjedhja e Putinit si president i Rusisë dhe kapërcimet e tij në poste

Më: 26 mars 2022 Në ora: 20:25
Në këtë datë, filloi epoka e drejtimit të Rusisë nga Vladimir Putini.

U bënë 22 vjet e mund të vazhdoj edhe më gjatë.

Por, gjithçka nisi më 26 mars të vitit 2000.

Në këtë datë, filloi epoka e drejtimit të Rusisë nga Vladimir Putini.

Ish-agjenti i shërbimit sekret sovjetik, KGB, që në gusht të 1999-së u zgjodh kryeministër, e më pas edhe drejtoi shtetin përkohësisht për shkak të dorëheqjes së presidentit, Boris Yeltsin, i hyri garës për president në zgjedhjet e marsit, nga të cilat doli fitues me 53 për qind të votave.

Këtë post që me ceremoni e pranoi më 7 maj, e mbajti për dy mandate deri më 2008, kur për shkak të kufizimit kushtetues për të mos pasur më shumë se dy mandate, u kthye në krye të qeverisë për katër vjet të tjera, ndërsa drejtimin e shtetit ia la në duar mikut të ngushtë, Dmitri Medvev.

Në Kongresin e partisë Rusia e Bashkuar në Moskë më 24 shtator 2011, Medvedev propozoi zyrtarisht që Putin të kandidojë për president në vitin 2012, një ofertë që ky i fundit e pranoi dhe garoi në zgjedhje, duke fituar bindshëm. Derisa Medvedevin e ktheu në krye te qeverisë.

Njëjtë e siguroi edhe mandatin e radhës më 2018, dhe atë më shumë se 76 për qind të votave. Ky mandat do të zgjasë deri në vitin 2024. E në ndërkohë, Putin i bëri ndryshimet kushtetuese që ia mundësojnë edhe dy mandate, në rast se i fiton ato në zgjedhje.

Vetë është deklaruar se nuk do të garoj më pas këtij mandati.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat