Zbulohet nga i hodhi Rusia raketat e fundit në Ukrainë

Evropë

Zbulohet nga i hodhi Rusia raketat e fundit në Ukrainë

Nga: A.ZH Më: 26 mars 2022 Në ora: 21:22
Pamje nga shpërthimet në Lviv

Kryetari i bashkisë së Lviv, Andriy Sadovyi, ka thënë se raketat që goditën qytetin perëndimor të Ukrainës, më herët u hodhën nga Sevastopol në Krime, një zonë e aneksuar nga Rusia në 2014.

Ai tha gjithashtu se askush nuk u vra nga sulmet, përcjell Bota sot.

Një objekt mbrojtës dhe një depo karburanti u goditën, tha guvernatori i Lviv, Maksym Kozytskyy.

Korrespondentja e Sky News, Sally Lockwood, e cila ndodhet në Lviv, tha se e kuptoi se ishte goditur një fabrikë tankesh./Botasot

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat