Festivali i Muzikës në Kharkiv, në qytetin e dytë të Ukrainës, ka vazhduar, pavarësisht granatimeve të pamëshirshme nga Rusia që nga fillimi i luftës, raporton BBC, transmeton "Bota sot".
Organizatorët këmbëngulën se ngjarja duhet të fillojë siç ishte planifikuar, kështu që muzikantët kanë performuar thellë nën tokë, në shkallët prej mermeri të një stacioni metroje që shërben si një strehë e madhe bombash.
Një turmë e vogël shikonte, disa me sy mbyllur, të tjerë duke mbajtur fëmijë ose kafshë shtëpiake, teksa një kuintet me harqe luante muzikë klasike, si dhe himnin kombëtar.
Një pjesëtar që i binte violonçelit në festival, Denys Karachevtsev, tha se donte t'u jepte një mesazh shprese njerëzve të Kharkiv:
"Mesazhi im është se ne nuk kemi frikë, jemi të fortë dhe mund të jemi ndihmues për vendin tonë, secilin person [në mënyrën e vet]."
Violinistja Tatiana Choukh tha se "ishte ndoshta koncerti më i mirë i jetës sime".