Presidenca ukrainase raporton se më shumë se 5000 njerëz janë evakuuar sot përmes korridoreve humanitare

Evropë

Presidenca ukrainase raporton se më shumë se 5000 njerëz janë evakuuar sot përmes korridoreve humanitare

Nga: M.H. Më: 27 mars 2022 Në ora: 00:14
Ukrainë

Dy fëmijë të plagosur rëndë dhe një foshnjë me pneumoni ishin në mesin e 5208 personave të evakuuar të shtunën përmes korridoreve humanitare, thotë Kyrylo Tymoshenko, nënkryetar i Zyrës së Presidentit të Ukrainës.

Timoshenko tha se 4,331 banorë të qytetit të rrethuar të Mariupolit kanë arritur në qytetin juglindor të Zaporizhzhia, shkruan CNN, përcjell “Bota sot”.

Ambulancat i dërguan dy fëmijët dhe foshnjën në një spital të Zaporizhzhia, tha ai.

Në mesin e të evakuuarve të shtunën ishin 351 persona nga rajoni i Kievit dhe 256 nga rajoni i Luhanskut, ky i fundit ka marrë 80 tonë ndihmë humanitare, sipas Tymoshenko.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat