Të nderuar lexues, ne jemi duke raportuar drejtpërdrejt për luftën në Ukrainë. Deri në këto momente, këto janë lajmet më të rëndësishme të ditës:
-Shkatërrimi i gjerë ka lënë popullsinë e Çernihivit pa ujë, ngrohje apo energji elektrike, derisa trupat ruse vazhdojnë të rrethojnë qytetin verior të Ukrainës.
-Kreu i rajonit separatist Luhansk të Ukrainës tha të dielën se mund të mbajnë një referendum për t'u bërë pjesë të Rusisë.
-Rreth 30,000 refugjatë ukrainas arrijnë në Francë. Gjysma e tyre po kalojnë përmes Francës për në vende të tjera si Spanja, tha të dielën ministrja franceze e strehimit, Emmanuelle Wargon.
-Rusia goditi objektivat ushtarake në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv, me raketa me precizion të lartë, tha të dielën Ministria ruse e Mbrojtjes.
-Ukraina dhe Rusia kanë rënë dakord për dy 'korridore humanitare' për të evakuuar civilët nga zonat e vijës së parë të dielën, duke përfshirë lejimin e njerëzve të largohen me makinë private nga qyteti jugor i Mariupolit, tha zëvendëskryeministrja Iryna Vereshchuk.
-Rusia ka filluar të shkatërrojë depot e karburantit dhe ushqimit të Ukrainës, që do të thotë se qeveria do të duhet të shpërndajë stoqet e të dyjave në të ardhmen e afërt, tha të dielën këshilltari i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës, Vadym Denysenko.
-Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky paralajmëroi me zemërim Moskën se po mbjell një urrejtje të thellë për Rusinë në mesin e popullit të tij.