Ushtria ruse ka pësuar humbje në rajonin e Kharkivit.
Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, rusët kanë ikur në panik nga beteja, duke braktisur armatimin, përcjell Bota sot.
Teksa ka publikuar edhe pamjet nga beteja, ushtria ukrainase ka thënë se do të mposhtë pushtuesin.
"Forcat e Mbrojtjes së Ukrainës, Forcat Tokësore të Forcave të Armatosura të Ukrainës dhe Mbrojtja Territoriale e Forcave të Armatosura të Ukrainës vazhdojnë të mposhtin pushtuesit rusë në rajonin e Kharkiv. Armiku pësoi humbje dhe iku në panik, duke braktisur armatimin.
Të fitojmë së bashku!", thuhet në njoftimin e publikuar në Facebook./Botasot