Babë e bir gjenden të vdekur në një kontenier. Policia: Dyshojmë për vrasje

Evropë

Babë e bir gjenden të vdekur në një kontenier. Policia: Dyshojmë për vrasje

Më: 27 mars 2022 Në ora: 18:13
Foto ilustrim

Dy burra, atë e bir, janë gjetur të vdekur në një kontejner dhe policia thotë se po heton pistën e vrasjes së tyre.

Ngjarja u zbulua sot në Argos të Greqisë, viktimat janë 85 dhe 55 vjeç.

Babë e bir kishin një fermë në Akovë dhe po qëndronin përkohësisht në kontejner pasi po kujdeseshin për të mbjellat e fermës.

Është e paqartë nëse rol në vdekjen e dy meshkujve ka pasur gazi në ambient, apo është kryer një krim, ndaj policia thotë se po përpiqet të zbardhë çfarë ndodhi. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat