Nëse nuk e ndihmojmë Mariupolin, faji do të jetë kolektiv!

Evropë

Nëse nuk e ndihmojmë Mariupolin, faji do të jetë kolektiv!

Nga: V.N Më: 27 mars 2022 Në ora: 18:28
Jean Yves Le Drian

Ministri i Jashtëm francez Jean Yves Le Drian tha gjatë Forumit të Dohas se do të ketë "faj kolektiv" nëse nuk bëjmë asgjë për të ndihmuar Mariupolin, shkruan CNN, transmeton Bota sot.

"Mariupol është Halepi i ri," tha Le Drian.

Duke folur në Forumin e Dohas për Becky Anderson të CNN, Le Drian tha se "ekziston një fuqi pushtuese, e cila për të arritur qëllimet e veta, po merr peng një popullsi në Mariupol. Kjo është me të vërtetë e papranueshme".

"Unë mendoj se jemi në një pikë kthese ku përtej krizës ukrainase, parametrat e stabilitetit dhe sigurisë në Evropë janë sfiduar," shtoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat