Ukraina në prag të dorëzimit - diskutohet statusi neutral!

Evropë

Ukraina në prag të dorëzimit - diskutohet statusi neutral!

Nga: V.N Më: 27 mars 2022 Në ora: 21:18
Zelensky

Në intervistë, Zelensky thotë se si pjesë e një marrëveshjeje paqeje me Rusinë, Ukraina është e përgatitur të diskutojë miratimin e një statusi neutral, por ai do të duhet të garantohet nga palët e treta dhe të vendoset në një referendum, raporton Reuters, përcjell Bota sot.

"Garancat e sigurisë dhe neutraliteti, statusi jo-bërthamor i shtetit tonë. Ne jemi të gatshëm të shkojmë për këtë. Kjo është pika më e rëndësishme" thotë ai në video-telefonatë.

Udhëheqësi ukrainas - duke folur në rusisht gjatë gjithë kohës - shton se pushtimi rus ka shkaktuar shkatërrimin e qyteteve rusishtfolëse në Ukrainë.

Përdorimi i gjuhës ruse në Ukrainë është diçka që është diskutuar gjatë bisedimeve të paqes midis Ukrainës dhe Rusisë, tha Zelensky. Por ai shton se Ukraina ka refuzuar të diskutojë kërkesat e tjera ruse, siç është çmilitarizimi i Ukrainës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat