Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka refuzuar të ulet me negociatorët rusë nëse ata kërkojnë të diskutojnë vetëm “denazifikimin” e Ukrainës.
Duke folur me gazetarë të pavarur rusë të dielën, Zelensky tha se Ukraina nuk po diskuton fare termat "denazifikim" dhe "çmilitarizimi" gjatë bisedimeve me Rusinë, shkruan CNN, përcjell “Bota sot”.
Presidenti rus Vladimir Putin e ka cilësuar vazhdimisht pushtimin e tij të Ukrainës një vend me një president hebre si një fushatë “denazifikimi”, një përshkrim i hedhur poshtë nga historianët dhe vëzhguesit politikë.
“Nuk do të ulemi fare në tavolinë nëse e tëra që flasim është një “çmilitarizim” apo ndonjë “denazifikim”. Për mua, këto janë gjëra absolutisht të pakuptueshme”, tha Zelensky.
Një takim i mëparshëm, gjatë të cilit pala ukrainase u tha homologëve të tyre rusë që të mos i përdornin këto terma, nuk u provua "fare thelbësor", shtoi Zelensky.
Ndërsa grupi i radhës i bisedimeve midis dy palëve do të nisë në Stamboll të martën, Zelensky tha se ai "nuk është kundër" bisedimeve me Rusinë "për sa kohë që ka një rezultat", duke shtuar se ai kishte mbrojtur për dialog edhe para filloi lufta.