Forcat ruse vazhduan sulmet me raketa anembanë Ukrainës të dielën në mbrëmje, sipas Mikhail Podoliak, një këshilltar i presidentit Volodymyr Zelensky.
Ai përmendi qytetet Lutsk, Kharkiv, Zhytomyr dhe Rivne në një postim në Twitter, shkruan CNN, përcjell “Bota sot”.
“Gjithnjë e më shumë raketa çdo ditë. Mariupol nën bombardime,” tha ai.
“Rusia nuk ka më gjuhë, humanizëm, qytetërim. Vetëm raketa, bomba dhe përpjekje për të fshirë Ukrainën nga faqja e dheut”, tha ai.