Lufta në Ukrainë/ Rusia heq dorë nga disa kërkesa - Biden injoron keq Putinin

Evropë

Lufta në Ukrainë/ Rusia heq dorë nga disa kërkesa - Biden injoron keq Putinin

Nga: Bota sot Më: 28 mars 2022 Në ora: 06:02 Përditësuar në ora: 18:52 më 28.03.2022
Presidenti Joe Biden flet për presidentin rus Vladimir Putin dhe pushtimin rus të Ukrainës pasi zbuloi buxhetin e tij të propozuar për vitin fiskal 2023 në dhomën e ngrënies shtetërore të Shtëpisë së Bardhë, të hënën, 28 mars 2022, në Uashington. (AP Photo/Patrick Semansky)

SHBA zhvendos avionët në Gjermani

Duke pasur parasysh luftën ruse të agresionit në Ukrainë, forcat e armatosura amerikane po zhvendosin gjashtë avionë në Gjermani për luftë elektronike, shkruan media zvicerane Blick.ch transmeton "Bota sot".

Gjashtë avionët luftarakë Boeing EA-18 Growler të marinës amerikane do të zhvendosen me rreth 240 ushtarë nga Shtetet e Bashkuara në bazën Spangdahlem në Rheinland-Pfalz, tha të hënën zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes John Kirby (59).

Sipas Kirby, avionët luftarakë janë të dobishëm, për shembull, për të çaktivizuar mbrojtjen ajrore të një shteti armik.

Kirby theksoi se makinat nuk duhet të përdoren kundër trupave ruse në Ukrainë, por duhet të shërbejnë për të forcuar krahun lindor të NATO-s dhe për të vepruar si një pengesë për Rusinë.

Transferimi u koordinua me qeverinë federale gjermane./ M.L.

Rusia vazhdon sulmet e ashpra ndaj Ukrainës

Lufta e paprovokuar e Rusisë ndaj Ukrainës ka hyrë në muajin e dytë. Deri tani më shumë se 10 milionë ukrainas janë zhvendosur brenda vendit apo larguar prej tij. Megjithëse Moska paralajmëroi se do të përqëndrohet në rajonet lindor të vendit, sulmet me artileri kanë vazhduar në të gjithë Ukrainën. Gjatë udhëtimit të tij në Evropë, Presidenti Joe Biden deklaroi se Presidenti rus Vladimir Putin nuk duhet të qëndrojë në pushtet, komente që më vonë zyrtarët amerikanë u detyruan t’i sqarojnë, duke thënë se Uashingtoni nuk po kërkonte ndryshim të regjimit në Rusi. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Arash Arabasadi njofton. 

Lufta në Ukrainë ka hyrë në muajin e dytë të saj dhe Rusia vazhdon të godasë me raketa qytete të ndryshme të Ukrainës. 

Ministria ruse e Mbrojtjes pretendon se po qëllon mbi infrastrukturën e Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Por depozita karburanti në qytetit të Lvivit u përfshinë nga flakët pas goditjes nga raketat ruse. 

Fjalimi i së shtunën në Varshavë i Presidentit Joe Biden u përqendrua tek sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës. 

Lajmin e plote lexoni KËTU.

Ministri ukrainas i financave thotë se qeveria nuk do të pranojë asnjë humbje territoriale

Majlinda Haziri Majlinda Haziri

Ministri i Financave i Ukrainës, Serhii Marchenko thotë se qeveria nuk do të pranojë asnjë humbje territori ndaj Rusisë dhe se pavarësisht luftës, pagat dhe pensionet po paguhen.

"Dua t'ju them se pavarësisht gjithë luftës që shohim tani, qeveria jonë është ende duke funksionuar”,  i tha Marchenko Julia Chatterley të CNN.

Ai tha se qeveria po paguan paga dhe pensione dhe 200 dollarë për çdo person që humbi punën për shkak të luftës, shkruan CNN, përcjell “Bota sot”.

“Tani janë më shumë se 3 milionë njerëz që janë refugjatë dhe jetojnë përkohësisht në vendet evropiane. Është gjithashtu një dëm i madh për ekonominë tonë”, tha ai.

I pyetur në lidhje me komentet e bëra nga shefi i ushtrisë ukrainase të Intel-it, Kyrylo Budanov, duke sugjeruar se presidenti rus Vladimir Putin mund të jetë në kërkim të ndarjes së Ukrainës në dy pjesë si Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut, Marchenko tha se Ukraina nuk do të pranojë asnjë humbje territoriale.

Ne nuk do të pranojmë asnjë humbje të vendit tonë. Ne do të luftojmë kundër çdo skenari të mundshëm që na shtyn drejt kësaj”, tha Marchenko.

Nuk është e mundur as të përmendet se ne mund të jetojmë pa ndonjë pjesë të territorit tonë sepse bëhet fjalë për ekonominë tonë. Bëhet fjalë për njerëzit tanë. Bëhet fjalë për logjistikën tonë tani. Porti ynë në rajonin e Odesës është i bllokuar. Pra, ne duhet të gjejmë një mënyrë tjetër se si të transferojmë mallrat drejt Evropës dhe vendeve të tjera”, shtoi ministri i Financave.

Marchenko shtoi se nuk është bërë mjaftueshëm sa i përket sanksioneve.

“Për ne, është e rëndësishme që çdo qytetar rus të vuajë dhe kjo është arsyeja pse sanksionet janë shumë të rëndësishme për këtë çështje të veçantë dhe qeveria jonë dhe presidenti ynë u përpoqën të bëjnë gjithçka që është e mundur që çdo qytetar rus të kuptojë se mënyra se si ata e mbështesin pushtetin e tyre është në mënyrë të gabuar”, shtoi ai.

Kryebashkiaku: Më shumë se 100 civilë të vdekur në Kiev

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, ka thënë se më shumë se 100 njerëz kanë vdekur në kryeqytetin ukrainas që kur Rusia pushtoi Ukrainën. Ai shtoi se 82 ndërtesa shumëkatëshe janë shkatërruar në Kiev që nga shpërthimi i luftës.

Katër fëmijë në qytet kanë vdekur gjatë luftës dhe 16 fëmijë të plagosur janë në spital, tha Klitschko të hënën.

Ai shtoi se qeveria nuk ka qenë në gjendje të identifikojë më shumë se 20 trupa në Kiev.

BBC nuk ka qenë në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur këto pretendime./ M.L.

Kërkohet evakuimi i plotë i qytetarëve të Mariupolit

Majlinda Haziri Majlinda Haziri

Kryetari i bashkisë së Mariupolit ka thënë se 210 fëmijë janë në mesin e 5,000 njerëzve që kanë vdekur në qytet që kur Rusia e rrethoi atë.

Rreth 140,000 njerëz ishin larguar nga qyteti në Detin Azov përpara se të fillonte rrethimi rus dhe 150,000 janë larguar që atëherë, duke lënë 170,000 ende atje, sipas të dhënave, shrkuan Sky news, përcjell “Bota sot”.

Boichenko, i cili nuk është më në Mariupol, tha në televizionin kombëtar më herët të hënën se rreth 160,000 civilë janë ende të bllokuar në qytet.

"Situata në qytet mbetet e vështirë. Njerëzit janë përtej kufirit të katastrofës humanitare," tha Boichenko.

"Ne duhet të evakuojmë plotësisht Mariupolin."

Miku i ngushtë i Putinit, Abramovich dyshohet se është helmuar

Anthony DeRosa nga Wall Street Journal raporton se ligarku rus dhe pronari i FC Chelsea, Roman Abramovich, së bashku me negociatorët e paqes ukrainase, kanë simptoma të dyshimta të helmimit, përcjell "Bota sot".

Sipas gazetës, simptomat u vënë re pas një takimi në Kiev në fillim të këtij muaji.

Një burim anonim i ka thënë Sky News se Abramovich ka udhëtuar shpesh midis Moskës dhe kryeqytetit ukrainas, derisa bisedimet e paqes kanë vazhduar.

55-vjeçari, i cili është goditur me një sërë sanksionesh për lidhjet e tij me Vladimir Putin, u raportua se ishte përfshirë në ndihmën e negociatave./A.M

Ukraina: Rusia po planifikon sulme me raketa nga deti

Anijet ruse janë duke u përgatitur për sulme me raketa kundër shënjestrave ukrainase, ka thënë Ministria ukrainase e Mbrojtjes.

“Raketat e flotës së Federatës Ruse në Detin e Zi, janë duke kryer detyrat në zona të caktuara në Detin e Zi dhe Detin Azov”, ka thënë Ministria.

“Disa anije kanë hyrë në zonën e mbyllur, ndoshta për të kryer sulme me raketa kundër objekteve në Ukrainë”.

Trupat ruse janë duke u fokusuar në mbajtjen e pozicioneve dhe janë duke tentuar të rigrupohen, në mënyrë që të rrisin kapacitetet e ofensivës, sipas Ministrisë.

Kryetari: Forcat ukrainase marrin kontrollin e Irpinit

Kryetari i Irpinin, qytet që gjendet në afërsi të Kievit, tha të hënën se forcat ukrainase kanë rimarrë kontrollin e plotë të qytetit.

Ky qytet, që gjendet rreth 40 kilometra nga Kievi, ka qenë një prej qyteteve ku janë zhvilluar luftime të ashpra me trupat ruse.

“Kemi lajme të mira sot – Irpini është çliruar”, tha kryetari Oleksandr Markushyn përmes një video të postuar në Telegram.

“Ne e kuptojmë se mund të ketë sulme të tjera në qytetin tonë, por ne do ta mbrojmë atë me kurajë”, shtoi ai.

Scholz: Rusia ka shkelur të gjitha rregullat ndërkombëtare

Moska ka shkelur të gjitha rregullat ndërkombëtare kur urdhëroi përdorimin e forcës për të ndryshuar kufijtë dhe do të jetë Rusia ajo që do të paguajë pasojat më të rënda për këtë vendim, tha kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz.

Nevoja për të garantuar siguri në Evropë është një prej gjërave kryesore në periudhën e pasluftës, dhe të gjithë, përfshirë edhe Rusinë u pajtuan për këtë gjë pas vitit 1990, tha Scholz.

“Ka vetëm një përgjigje për këtë gjë. E para, ne i bëjmë thirrje Rusisë që ta ndalë luftën. Së dyti, ne e kemi bërë veten aq të fortë saqë një sulm ndaj një shteti të NATO-s apo BE-së nuk mund të ndodhë, sepse ne jemi të fuqishëm mjaftueshëm që t’i përgjigjemi një sulmi të tillë”, tha Scholz.

Rusia nuk ka hequr dorë nga Kievi!

Valdrin Nuredini Valdrin Nuredini

Kyiv nuk sheh asnjë shenjë në terren se Rusia ka hequr dorë nga një plan për të rrethuar kryeqytetin ukrainas, sipas zëdhënësit të ministrisë së mbrojtjes të Ukrainës, Oleksander Motuzyanyk, shkruan The Guardian, transmeton Bota sot.

The Guardian po përcjell komentet e tij, të bëra në një konferencë televizive. “Sipas informacioneve tona, Federata Ruse nuk ka braktisur përpjekjet e saj, nëse jo për të kapur, atëherë për të rrethuar Kievin. Tani për tani ne nuk shohim lëvizjen e forcave armike larg Kievit", tha ai.

Në të njëjtën kohë Reuters po raporton se Nikolai Patrushev, Sekretari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, ka thënë se ndryshimi i qeverisë në Ukrainë nuk është qëllimi i asaj që ai këmbënguli të quante "operacion special" të Rusisë.

Një kujtesë që shumica e vëzhguesve kanë supozuar se qëllimi i Rusisë ka qenë të kapte Kievin dhe të instalonte një qeveri më miqësore me Moskën, ndërkohë që mund të merrte kontrollin e bregdetit jugor të Ukrainës – pra sulmet në Odesa, Kherson dhe Mariupol – dhe hapja e një korridori tokësor në lindja midis Krimesë dhe republikave të vetëshpallura në Luhansk dhe Donetsk.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat