Rusët vazhdojnë luftimet e ashpra në Mariupol, tentojnë të pushtojnë portin

Evropë

Rusët vazhdojnë luftimet e ashpra në Mariupol, tentojnë të pushtojnë portin

Nga: H.O. Më: 28 mars 2022 Në ora: 07:49
Ilustrim

Në përditësimin e saj të fundit mbi situatën në Ukrainë, Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe thotë se nuk ka pasur "asnjë ndryshim të rëndësishëm në disponimet e forcave ruse në vend" gjatë 24 orëve të fundit.

Kështu shkruan BBC, transmeton Bota sot.

Ata thonë gjithashtu se "mungesat e vazhdueshme logjistike janë shtuar nga mungesa e vazhdueshme e momentit dhe moralit kundër ushtrisë ruse dhe luftimeve agresive nga ukrainasit".

Ata shtojnë se Rusia ka fituar më shumë terren në jug pranë qytetit të Mariupolit, ku luftimet e ashpra vazhdojnë ndërsa Rusia përpiqet të pushtojë portin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat