Ukraina nuk do të hapë asnjë korridor humanitar sot.
Kjo për arsye se inteligjenca raportoi "provokime" të mundshme ruse përgjatë rrugëve, raporton Sky News, përcjell Bota sot.
Korridoret janë përdorur më parë për të lejuar civilët të evakuojnë zona veçanërisht të rrezikshme.
Megjithatë, Ukraina ka akuzuar Rusinë për shënjestrimin e rrugëve në raste të mëparshme.