Erdogan bisedë telefonike me Putinin, ja çfarë i kërkoi

Evropë

Erdogan bisedë telefonike me Putinin, ja çfarë i kërkoi

Nga: G.B Më: 28 mars 2022 Në ora: 09:57
Recep Tayip Erdogan dhe Vladimir Putin

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan në një bisedë të dielën i bëri thirrje homologut të tij rus Vladimir Putin për një armëpushim dhe kushte më të mira humanitare për civilët pas pushtimit rus të Ukrainës.

“Erdogan vuri në dukje rëndësinë e një armëpushimi midis Rusisë dhe Ukrainës, zbatimin e paqes dhe përmirësimin e kushteve humanitare në rajon”, tha zyra e tij, siç raportohet nga Reuters, përcjell Bota sot.

“Presidenti Erdogan deklaroi se Turqia do të vazhdojë të japë çdo lloj mbështetje në lidhje me procesin”, shkroi në Twitter të dielën zyra e presidentit turk.

Ai shtoi se Putin dhe Erdogan ranë dakord për mbajtjen e raundit tjetër të bisedimeve të paqes midis Rusisë dhe Ukrainës në Stamboll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat